Portieri i Tottenham operohet dhe rrëfen prapaskenën e bujshme ndaj Manchester City: “Askush nuk e dinte por…”

25 Nëntor 2024
22:48
Telesport
back button

Pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Manchester Cityt, të mposhtur 4-0 në Etihad, një lajm i keq vjen për Tottenhamin. Portieri Guglielmo Vicario, një nga më të mirët në fushë kundër skuadrës së Guardiolës, dëmtoi kyçin e këmbës dhe iu nënshtrua një operacioni sot.

Pas deklaratës së Spurs, portieri italian publikoi një postim në rrjetet sociale duke shpjeguar se e kishte marrë dëmtimin gjatë ndeshjes së fundit: “Ndonjëherë futbolli të lartëson dhe herë të tjera të sfidon në mënyra që nuk e pret.

Kam luajtur 60 minuta në Etihad me një kockë të thyer të kyçit të këmbës, duke dhënë absolutisht gjithçka që kisha për skuadrën, për fat të keq, nuk kishte asnjë rrugëdalje dhe më duhej një operacion.

Jam i zhgënjyer që nuk do të jem në gjendje ta ndihmoj ekipin për një kohë te gjate. Një falenderim i madh për mjekët dhe stafin. Operacioni shkoi mirë dhe nga nesër do të punoj fort për t’u rikthyer më i fortë, më në formë dhe i gatshëm të jap gjithçka për ju përsëri. Faleminderit tifozëve të Spurs për gjithë dashurinë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Guglielmo Vicario (@guglielmovicario)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit