Pas fitores ndaj PSG, ekipi i Atletico Madrid do të luajë sot ndaj Sparta Pragë në Champions League, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë. Diego Simeone, trajneri i ekipit spanjoll, ka kërkuar një tjetër ndeshje të mirë nga të tijtë.
“Kur luan në Champions duhet të japësh maksimumin. Ky është një turne që të detyron të fitosh, sidomos për shkak të formatit të ri. Rivali është i vështirë, në Champions League bëhet i fortë dhe në shtëpi ka një ritëm të mirë”, tha Simeone.
“Zakonisht ndodh që të gjitha skuadrat që luajnë në fushën e tyre, në fillim të ndeshjeës tregojnë intensitet dhe forcë. Ndaj minutat e para duhet t’i përballojmë me kujdes. Duhet të përshtateni me ritmin, kundërshtari do të shtyjë shumë”, tha Simeone.
Duke folur për formatin e ri të Champions, trajneri i Atletico shtoi: “Nga sa na tregojnë rezultatet dhe çfarë ndodh në ndeshje, kuptoj që ky format i fton të gjithë të kenë më shumë vëmendje”.
“Kur të përfundojë kjo përvojë e parë, do të kemi një pamje më të qartë. Ju jeni gjithmonë të shtyrë për të fituar. Ka ndodhur më parë, por tani është një kampionat ku të gjithë luajnë kundër të gjithëve dhe nuk është e lehtë për askënd”, tha Simeone.