Mungesa e Lamine Yamal ka ndikuar shumë kohët e fundit te Barcelona, që ka humbur shkëlqimin e javëve të para. Trajneri Hansi Flick nuk do ta ketë në dispozicion talentin spanjoll as sot në Champions League.
Katalanasit do të presin në fushën e tyre Brest, një sfidë që në letër konsiderohet e lehtë për spanjollët edhe pa Yamal. Duke folur për mungesën e 17-vjeçarit, trajneri Hansi Flick konfirmoi rëndësinë e tij.
“Lamine ka një cilësi që të lejon të kontrollosh topin, por gjithashtu bën që kundërshtarët të na japin më shumë hapësirë. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe ata kanë besim tek ai”, tha Flick.
“Mendoj dhe shpresoj që kjo është ndeshja e fundit që ai humbet, sepse sot ai ishte shumë i mirë, por nuk deshëm të nxitohemi. Shpresoj që e shtuna të jetë një opsion, ndoshta duke e nisur nga stoli, por do të shohim”, tha Flick.