Sfida e sotme mes Bayern Munich dhe PSG mbetet një nga më të bukurat e kësaj jave në Champions League, dy skuadra që në Europë nuk po shkëlqejnë ashtu si në kampionatet respektive. Ndaj, kjo përballje është vendimtare për fatet e tyre në Europë.
Këtë gjë e di mirë edhe sulmuesi anglez i Bayern, Harry Kane, i cili pranoi: “Nuk jemi mësuar të jemi kaq poshtë në tabelë. Nëse duam të përfundojmë në top 8, duhet të fitojmë çdo ndeshje dhe kjo vlen edhe ndaj PSG. Sot kemi një ndeshje e rëndësishme”.
“Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar. PSG është një skuadër e madhe, ka shumë yje, janë shumë të mirë me topin dhe mesfusha e tyre do të përpiqet ta mbajë atë sa më shumë që të jetë e mundur”, u shpreh më tej sulmuesi Harry Kane.
“Ne do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë, duke marrë kontrollin e topit. Do të sigurohemi që t’i vëmë në vështirësi duke bërë pressing, sidomos pranë portierit të tyre”, tha Kane, duke iu referuar periudhës jo shumë pozitive që po përjeton numri një i kombëtares italiane.