Milan arriti një fitore të vuajtur ndaj Slavia Bratislava në Champions League. Kuqezinjtë fituan 3-2, duke marrë tri pikë të rëndësishme.
Pavarësisht kësaj, për mesfushorin amerikan Christian Pulisic rëndësi ka fitorja. “Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim, por është e qartë se ne duam të luajmë edhe më mirë”, tha Pilisic.
Më tej, mesfushori shtoi: “Është e qartë se duhet të mbrohemi më mirë. Në nivel personal më pëlqen roli që më ka caktuar trajneri Paulo Fonseca”.
I pyetur se sa mund të arrijë ky ekip, Pulisic tha: “Është e vështirë të thuhet, ne duhet të rritemi ende pasi kemi shumë potencial dhe më pas të shohim se çfarë munë të arrijmë”.