Mauro Icardi thuhet se ka gjetur një dashuri të re, pas ndarjes së trazuar nga Wanda Nara. Sipas disa zërave që vijnë nga Argjentina, një ndjesi e veçantë ka lindur mes futbollistit dhe Angela Burgos, avokates që prej disa kohësh ndjek çështjen e ndarjes mes ish-kapitenit të Interit dhe showgirl-it. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim, por as mohim të thashethemeve.
Dihet pak për avokaten e Icardit, përveç se Angela Burgos është me origjinë nga Kolumbia, ku ajo u diplomua para se të merrte specializimet, ndër të tjera, në Psikologji Ligjore në Bon, Gjermani, dhe të Drejtën Familjare në Argjentinë. Prej disa vitesh ai jeton në Kordoba, qytetin e origjinës së gjyshit të saj, dhe është pronare e një studioje të famshme ligjore.
Atje prodhon dhe prezanton gjithashtu “Inocentes & Culpables”, i vetmi program ligjor i kanalit kryesor të rajonit, “Canal 12”. Ajo ka një vajzë të vogël, Sofía, nga lidhja e mëparshme. “Unë punoj gjithmonë me meshkuj, jam beqare, për momentin nuk kam njeri në mendje.
Icardi është një mashkull tërheqës, shumë i kulturuar, zotëri, por për momentin po mendoj për diçka tjetër. Kur punoj, fokusohem se kush janë klientët e mi, nuk shikoj nga ana tjetër”, – deklaroi ajo pak kohë më parë.