Mesfushori i Juventusit, Khephren Thuram, foli për mikrofonët e “Amazon Prime Video”, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Aston Villa.
A mund të jesh i kënaqur me një 0-0?
Jemi të lumtur, u përballëm me një ekip të fortë. Mendoj se është një pikë e mirë.
Si e gjykon episodin e fundit?
E pashë që ishte faull, mendoj se arbitri mori vendimin e duhur.
Ndërkohë, Marchisio analizoi nga studio televizive Aston Villa-Juve 0-0: “Yildiz dhe Conceição po rriten, janë profile gjithnjë e më shumë europiane. Shpesh flasim për një Juventus që krijon, por nuk finalizon. Sonte kishte një alibi; shumë aksione nga krahët dhe Weah që nuk i sulmonte mirë hapësirat në zonë, sepse nuk është roli i tij”.