Lajmet e këqija te Real Madrid nuk kanë fund, Camavinga “viktima” e radhës

28 Nëntor 2024
16:07
Telesport
back button

Në humbjen 2-0 ndaj Liverpool në Champions League, Real Madrid jo vetëm rrezikoi kualifikimin në fazën direkt të këtij kompeticioni, por pati edhe probleme me ekipin.

Një lojtar u dëmtua dhe ka pësuar një problem serioz shëndetësor. Bëhet fjalë për mesfushorin Eduardo Camavinga, i cili ka një dëmtim mjaft të ndërlikuar.

Lojtari i kombëtares franceze u desh të largohej nga fusha e Anfield në minutën e 56-të për shkak të një dëmtimi në ijë.

Marca njofton se Camavinga do të mungojë për rreth tri javë. Duket sikur nuk ka më vend bosh në infermierinë madrilene, sepse lojtarët e dëmtuar janë shtuar tejmase këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit