24,5 milionë paundë shpenzime për të ndryshuar trajner, Manchester United është klubi më kaotik në Europë

28 Nëntor 2024
18:02
Telesport
back button

10 trajnerë në 11 sezone. Manchester United po vuan për të gjetur pasuesin e duhur të legjendës Sir Alex Ferguson dhe po shpresojnë se i duhuri është trajneri aktual, Ruben Amorim.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, klubi anglez ka shpenzuar gjithsej 21.4 milionë paundë për ndryshimet që ka bërë ndër vite në stolin e skuadrës së “Djajve të kuq”.

Manchester United ka paguar 10.4 milionë paundë vetëm si kosto largimi pas shkarkimit të trajnerit Erik ten Hag dhe stafit që ai kishte përsipër.

Ruben Amorim dhe stafi i tij kanë kushtuar rreth 13 milionë paundë. Pra, gjithsej me një kalim të thjeshtë nga Ten Hag te portugezi janë shpenzuar 23,5 milionë paundë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit