Çështja e Kylian Mbappé theksohet sot në faqen e parë të “L’Equipe”. “Ne duhet ta shpëtojmë lojtarin Mbappe”, – shkruajnë në Francë në lidhje me ish-qendërsulmuesin e PSG.
Kjo për shkak se, nëse KM9 nuk arrin të shprehet te Florentino Perez dhe Real Madridi i Carlo Ancelottit, gjithçka do të ketë pasoja edhe në kombëtaren franceze. Në tetor qëndroi larg angazhimeve ndërkombëtare, në nëntor ishte trajneri Didier Deschamps që e “përjashtoi” nga skuadra kombëtare.
Në paraqitjen e tij të fundit në Champions League, ai dukej i humbur dhe vite-dritë larg kampionit të kohës te PSG. Të gjitha në mungesë të Vinicius, i dëmtuar dhe i akuzuar se i “bën hije” Mbappe.