Sergio Ramos, pas përfundimit të aventurës së tij të dytë te Sevilla më 30 qershor të këtij viti, mund të jetë gati për një kapitull të ri në karrierë, kësaj here në Premier League.
Mbrojtësi 38-vjeçar, ish-kapiten i Real Madrid dhe i kombëtares spanjolle, ka shprehur gjithmonë dëshirën për të vazhduar të luajë në Europë, duke refuzuar disa oferta nga kampionate jashtë Kontinentit të Vjetër.
Sipas asaj që raportohet nga “Sport”, veterani spanjoll është aktualisht në kontakt me Newcastle, klubin anglez që militon në Premier League dhe ndodhet një pikë larg zonës europiane.
Klubi në fjalë i ka ofruar Ramosit kontratë 18-mujore, duke tentuar ta marrë atë në “St James’ Park” për të forcuar mbrojtjen.