Kupa e Shqipërisë: Tirana merr kreun në Grupin B, humbasin Partizani dhe Dinamo

30 Nëntor 2024
18:08
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, ku surprizat dhe emocionet nuk kanë munguar, sidomos në Grupin B.

Në Grupin A është luajtur vetëm një ndeshje, ku në Farkë, ekipi i Teutës fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Dinamos (22-25, 25-19, 25-22, 25-23). Fitorja i jep mundësi ekipit durrsak të ngjitet në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Skënderbeun (luan të hënën me Barleti).

Në Grupin B, në krye të renditjes është ngjitur Tirana, e cila fitoi 3-0 në Pogradec ndaj ekipit vendës (25-23, 25-20, 25-22). Një fitore të rëndësishme korri Vllaznia, që në fushën e saj mundi 3-2 Partizanin (12-25,  25-21, 17-25, 25-23, 15-13), me të kuqtë që lëshojnë kreun.

Grupi A, java e 4-t

Dinamo – Teuta, 1-3

Barleti Volley – Skënderbeu, 2 dhjetor

Renditja: Skënderbeu 9 pikë, Teuta 9 pikë, Barleti Volley 2 pikë, Dinamo 1 pikë.

Grupi B, java e 4-t

Vllaznia – Partizani, 3-2

Pogradeci – Tirana, 0-3

Renditja: Tirana 9 pikë, Partizani 8 pikë, Vllaznia 6 pikë, Pogradec 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit