Atletico i jep një “shuplakë” Valladolid-it dhe i afrohet Barçës (Video)

30 Nëntor 2024
22:55
Telesport
back button

Atletico Madrid ka fituar 5-0 në transfertë ndaj Valladolid në javën e 15-të të La Liga-s.

Falë tri pikëve të marra mbrëmjen e sotme, skuadra e Simeone-s ka parakaluar përkohësisht Real Madrid-in në renditje dhe ka shkuar vetëm dy pikë larg Barcelona-s kryesuese.

GOLAT E VALLADOLID-ATLETICO MADRID – VIDEO

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Jose Zorrilla” nuk ka pastur histori dhe është mbyllur që në 45 minutat e para me Colchoneros që kanë shënuar tre gola në harkun e 11 minutave me Lenglet (26′), Alvarez (35′) dhe De Paul (37′).

“Pokeri” ka ardhur në minutën e 52-të nga Griezmann dhe goli i pestë është realizuar nga Sorloth në minutën e 52-të.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit