Manchester City duket se nuk po arrin të dalë nga një krizë që zgjat prej 7 ndeshjesh.
Nëse gjërat vazhdojnë kështu, epoka e Guardiola-s mund të përfundojë para vitit 2026, kur skadon kontrata aktuale e trajnerit spanjoll me Manchester City.
Për një klub si ky, fjala dështim nuk ekziston në fjalor, edhe sepse do të kishte një sërë pasojash të rëndësishme që janë të vështira për t’u menaxhuar.
Përballë kësaj, Guardiola është thirrur që të kthejë ekipin te fitoret për të shmangur shkarkimin për herë të parë në karrierën e tij.
Sidoqoftë, përshtypja është se për momentin Manchester City nuk ka ndërmend të ndryshojë, por një sondazh për Zinedine Zidane është bërë gjithsesi, për të mos qenë të papërgatitur.