Drejtori i Juventusit: Jemi krenarë që marrim pjesë në Botërorin e Klubeve në SHBA

6 Dhjetor 2024
9:02
Alfred Lleshi
back button

“Jemi të bindur që kjo do të jetë një ngjarje e rëndësishme dhe shumë pozitive sportive për Juventusin dhe të gjithë tifozët tanë. Jemi shumë të lumtur që do të luajmë në SHBA, kundër klubeve më të mira në botë. Jemi krenarë që marrim pjesë në një garë, e cila do të na japë një ekspozim të madh dhe prestigj sportiv”.

Këto ishin fjalët e Francesco Calvo, drejtor menaxhues i të ardhurave dhe marrëdhënieve institucionale të Juventusit, pas shortit të Kupës së Botës për Klube.

Juventusi ndodhet në Grupin G me Manchester City, marokenët e Wydad dhe ekipin Al Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Bardhezinjtë e drejtuar nga Thiago Motta do të debutojnë në turne kundër Al Ain.

Dy ekipet e para të çdo grupi kualifikohen për fazën e 1/8-ave. Nga ajo fazë e tutje, ndeshjet do të jenë me eliminim direkt. Ndeshjet do të zhvillohen në Atlanta, Charlotte, Cincinnati, Los Angeles, Miami, Nashville, Orlando, Philadelphia, Seattle dhe Washington. Finalja është planifikuar për më 13 korrik në “MetLife Stadium”, në New York.

GRUPI G

Manchester City (ENG)

Wydad (MAR)

Al Ain (UAE)

Juventus (ITA)

Kalendari i Grupit G

Manchester City-Wydad

Al Ain-Juventus

Manchester City-Al Ain

Wydad-Juventus

Manchester City-Juventus

Wydad-Al Ain

Lajme të tjera

Lajmet e fundit