Partizani e Skënderbeu e nisin me fitore Ligën “Gjergj Kastrioti” për meshkuj, humbasin Tirana e Studenti

7 Dhjetor 2024
21:25
Telesport
back button

Ka nisur sot Liga mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turne ku marrin pjesë tetë skuadra, katër nga Shqipëria e katër nga Kosova, të ndara në dy grupe.

Në takimet e Grupit A, të luajtura në “Asllan Rusi”, ekipi i Partizani fitoi 3-0 ndaj Dritës (25-15, 25-15, 25-16), duke udhëhequr renditjen. Fitore të vështirë korri Skënderbeu i Kosovës, që mundi 3-2 Tiranën (25-21, 19-25, 17-25, 25-20, 15-10).

Në Grupin B, që po luhet në Kosovë, ekipi i Ferizaj fitoi 3-0 ndaj Studentit (25-22, 25-13, 25-23), ndërsa Skënderbeu mundi 3-1 Pejën më përmbysje, duke e nisur mbarë aventurën në këtë turne (23-25, 25-20, 25-23, 25-19).

Meshkuj-Grupi A

Partizani – Drita, 3-0

Skënderbeu Kos – Tirana, 3-2

Renditja: Partizani 3 pikë, Skënderbeu Kos 2 pikë, Tirana 1 pikë, Drita 0 pikë.

Meshkuj-Grupi B

Ferizaj – Studenti, 3-0

Skënderbeu – Peja, 3-1

Renditja: Ferizaj 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Peja 0 pikë, Studenti 0 pikë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit