Pesë trajnerë në dy vjet dhe Chelsea i Todd Boehly-t duhet ta nisë nga e para.
Me lamtumirën e Mauricio Pochettino nga Stamford Bridge, klubi është sërish në kërkim të një trajneri për të nisur një tjetër rindërtim teknik.
Ka shumë profile të lidhura me blutë në këto orë, nga Roberto De Zerbi dhe Eddie Howe, nga Kieran McKenna te Ruben Amorin, por tifozët londinezë në rrjetet sociale i kanë idetë e qarta dhe bëjnë thirrje për marrjen e Cesc Fabregas, arkitekti i ngjitjes së Como-s në Serie A.
Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonsas konsiderohet një trajner i ri me ide të reja, ideal për të nisur një “projekt” sipas modelit të asaj që bëri Xabi Alonso te Bayer Leverkusen.