Verstappen dërgohet për “rehabilitim” në Ruanda, do të vuajë në shtetin afrikan dënimin e dhënë nga FIA

9 Dhjetor 2024
11:41
Telesport
back button

Max Verstappen do të vuajë dënimin e vendosur ndaj tij në nëntor nga FIA në shtetin afrikan të Ruandës. 

Dënimi u mor pasi ai tha një shprehje vulgare për të përshkruar makinën Red Bull në konferencën për shtyp në Çmimin e Madh të Formula 1 në Singapor.

Javën e ardhshme, katër kampioni i botës do të duhet të udhëtojë në vendin e Afrikës Lindore për të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të Federatës Ndërkombëtare.

Në kuadër të eventit të organizuar nga FIA, ai do të duhet të marrë pjesë në një nga nismat shoqëruese: “Puna e dobishme shoqërore” e parashikuar nga sanksioni.

Kjo do të konsistojë në mbështetjen e shoferëve të rinj të angazhuar në programin “FIA Affordable Cross Car ndërtuar në Ruanda” organizuar nga Klubi i Automobilave Rëanda.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit