Ja pse Lukaku është qendërsulmuesi më “i keq” sot në Serie A, por nuk është vetëm faji i tij!

9 Dhjetor 2024
22:14
Telesport
back button

Romelu Lukaku pa gol për dy ndeshje me Napolin pasi shënoi golin e fundit kundër Roma-s më 24 nëntor. Sulmuesi belg nuk arriti të ndikojë ndaj ekipit ë Baronit, Lazios, e cila fitoi 0-1 ne “Maradona Stadium”. Antonio Conte ndoshta priste më shumë nga qendërsulmuesi i cili me Interin e tij i kishte lejuar Nerazzurrët të fitonin Scudetton.

Gjendja fizike sigurisht që ka ndikuar deri tani dhe të dhënat statistikore në fakt nuk i buzëqeshin Lukakut që është ndër sulmuesit më të këqij – për sa i përket shifrave – në krye të tabelës së Serisë A.

Është e qartë se futbolli është një lojë ekipore. Sigurisht që nuk mund t’i atribuohet vetëm Lukakut faji për shifrat e tij jo tamam pozitive, por për momentin Napoli i Contes duket se nuk i ka asimiluar ende automatizmat taktikë të trajnerit të tyre.

Është e qartë se kjo ndikon gjithashtu në performancën e një sulmuesi të rëndësishëm si Lukaku, i cili ka nevojë – siç u dëshmua në Inter – puna e të gjithë ekipit pas tij në mënyrë që të performojë sa më mirë. Për këtë arsye, nëse marrim në konsideratë katër të dhëna të sakta statistikore që i krahasojnë ato mes Lukakut dhe sulmuesve të tjerë të skuadrave të ndryshme të renditura në vendet e para, do të shohim se si belgu aktualisht ka pikët më të ulëta pothuajse në të gjitha zërat. Ndër më të mirët është Retegui i Atalanta-s, por edhe Castellanos i Lazios dhe Marcos Thuram i Interit.

Pikat në fjalë janë: gjuajtjet për 90 minuta në Serinë A, prekjet e topit, pasimet e përfunduara dhe XG, ose golat e pritshëm, të dhënat që matin probabilitetin që një gjuajtje të bëhet gol mesatarisht 1.95 në krahasim me Retegui (4.73), Castellanos (4.37), Kean (4.23), Vlahovic (3.63), Thuram (3.03) dhe Morata (1.97) po ecin më mirë edhe për sa i përket të dhënave për pasimet e përfunduara, prandaj, si nga pikëpamja e golit, ashtu edhe nga ndërtimi i lojës, belgu has veshtiresi taktike në këtë ekip të Napolit.

Ish-lojtari i Interit dhe Romës është i parafundit për sa i përket pasiimeve të përfunduara me 113, me vetëm Kean me 99. Në vend të parë është Marcus Thuram me 163 pasime të përfunduara që konfirmon se sa qendror dhe themelor është ai në lojën e Simone Inzaghit. Retegui është i dyti me 159 i ndjekur nga Morata me 155 dhe Castellanos dhe Vlahovic me përkatësisht 129 dhe 113.

Të dhënat për prekjet totale të topit të Lukakut në Serie A gjithashtu përkeqësohen, nëse duam, në këtë statistikë numër i barabartë me 239 ndërsa Thurami është i pari 367.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit