“Nuk ndihesha i vlerësuar”, ish-lojtari i Milan-it: Pa Maldini-n dhe Massara-n…

11 Dhjetor 2024
15:03
Telesport
back button

Rade Krunic do të kthehet në San Siro, por këtë herë për të sfiduar Milan-in, ish-skuadrën e tij.

Kuqezinjtë do të presin Crvena Zvezda-n në javën e gjashtë të Champions League.

Mesfushori ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes për largimin e tij nga Milano.

“Nga momenti i largimit të Maldini-t dhe Massara-s, më pas edhe të Ibrahimovic, kam humbur shumë pika referimi dhe nuk ndihesha mirë.

“Nuk ndihesha i vlerësuar nga drejtuesit e ri si më parë. Zgjedhja ime nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë Krunic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit