Fitorja në Champions lë pasoja te kuqezinjtë, Fonseca pret lajme nga infermieria për dy titullarë

12 Dhjetor 2024
10:09
Telesport
back button

Fitorja 2-1 ndaj Crvena Zvezda në Champions League ka lënë pasoja te Milan. Pas Christian Pulisic, kuqezinjtë duhet të përballen me dëmtimet të tjera në repartin e sulmit.

Të prekurit në këtë rast janë Ruben Loftus-Cheek dhe Alvaro Morata, të cilët kanë probleme me muskujt. Ata u detyruan të linin në mes ndeshjen e Champions League, duke u zëvendësuar në pjesën e parë.

Loftus-Cheek ishte i pari që u largua nga fusha, i detyruar të ngrejë “flamurin e bardhë” në minutën e 28-të për shkak të një tendosjeje në këmbë. Ai u zëvendësua nga Samuel Chukwueze.

Një minutë më vonë, trajneri Fonseca u detyrua të zëvendësojë edhe Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll  u ndal nga një tendosje në këmbën e majtë dhe u detyrua t’i linte vendin Tammy Abraham.

Lojtarët do të vlerësohen në orët në vijim për të kuptuar shkallën e dëmtimeve dhe nëse do të mund të marrin pjesë në ndeshjet e radhës të kuqezinjve në kampionat. Milan ka ende tri ndeshje për të luajtur këtë vit në Serie A, ndaj Genoa, Verona dhe Roma.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit