Vlahovic: Nuk jemi të kënaqur me ndeshjet e fundit. Për Juventusin, barazimi është si humbje

12 Dhjetor 2024
11:28
Alfred Lleshi
back button

Dusan Vlahovic foli për “Sky Sport” pas fitores 2-0 ndaj Manchester City, ku shënoi një gol në pjesën e dytë: “Nuk ishte një periudhë pozitive për ne, të paktën siç e shoh unë. Për Juventusin, barazimi është si humbje. Kjo fitore ishte e domosdoshme, na jep vetëbesim dhe siguri. Tani, pas 3 ditësh luajmë përsëri në shtëpi, duhet të fitojmë për t’i dhënë një kuptim këtij suksesi në Champions”.

A ishte goli më i rëndësishëm i sezonit?
Të gjithë golat janë të rëndësishëm, veçanërisht kur ndihmojnë skuadrën. Shpresoj të shënoj shumë të tjerë.

A besoni se mund të hyni ndër 8 më të mirët?
Sigurisht që besojmë gjithmonë. Qëllimi ynë është të fitojmë çdo ndeshje. Pastaj, mund të shkojë mirë ose keq, por çdo ndeshje e luajmë për të fituar.

Edhe në kampionat, ku gjërat nuk po shkojnë aq mirë…
Kemi diskutuar 2-3 ditë më parë, iu thashë shokëve të skuadrës se nuk kisha frikë nga ndeshja me City, sepse përgatitej vetë. Duhet të përmirësohemi në kampionat dhe të fitojmë, sepse në fund të sezonit, pikët janë vendimtare. Nuk jemi të kënaqur me ndeshjet e fundit. Edhe pse kemi pasur shumë mungesa, nuk është justifikim. Kush luan për Juventusin duhet të tregojë se e meriton. Duhet të luajmë me të njëjtin qëndrim çdo ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit