Serbi Duric fiton edhe etapën e tretë të Turit 81-të Çiklistik, komandon i shkëputur renditjen

23 Maj 2024
12:19
Telesport
back button

Është zhvilluar etapa e tretë të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, Elbasan-Kuçovë-Vlorë, 143km e gjatë. Një etapë mikse, me disa malore të vogla e mjaft pjesë fushore, që në fund u fitua nga serbi Djorde Duric.

Kjo është etapa e dytë që Duric fiton në këtë turne, pasi doli triumfues edhe në etapën e hapjes. Ai bëri një paraqitje të mirë, duke u shkëputur nga një gurp prej 10 çiklistësh, që ishin shkëputur më herët.

Për pasojë, Duric kryeson edhe renditjen e përgjithshme të Turit Çiklistik, duke mbajtur të veshur fanellën e verdhë të liderit të saj. Etapa e katërt, Vlorë-Himarë-Llogara, 145km e gjatë, është më e vështira, me mjaft malore të forta.

Turi 81-të Çiklistik

Etapa 1, Tiranë – Korçë, Djorde Duric (Serbi)

Etapa 2, Korçë – Elbasan, Frank Longstaff (Gjibraltar)

Etapa 3, Elbasan-Kuçovë-Lushnjë-Vlorë, Djorde Duric (Serbi)

Etapa 4, Vlorë-Himarë-Llogara, 145km (23 maj)

Etapa 5, Vlorë-Fier, 122km (24 maj)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit