Kush e pa Haaland para dhe pas goditjes “panenka”, të ndalur nga Di Gregorio? Askush, siç tregojnë statistikat e UEFA-s: vetëm 20 prekje të topit dhe 9 pasime për të gjithë ndeshjen. Sulmuesi norvegjez u neutralizua plotësisht nga mbrojtja e Juventusit.
Një performancë monumentale nga Federico Gatti, jo vetëm për aksionin që çoi te goli i Vlahovic, por edhe për mënyrën se si ngriti një “mur” kundër Haaland, pa përdorur ashpërsi. Sulmuesi i Manchester City madje e nderoi mbrojtësin italian.
Përpara se të kthehej në dhomat e zhveshjes, norvegjezi i kërkoi fanellën Gattit, një gjest që Federico e ktheu në të njëjtën mënyrë, ndryshe nga ajo që ndodhi në shtator, kur City-Inter përfundoi 0-0 në “Etihad”. Në atë rast, Haaland, pas një markimi të ashpër nga Acerbi, e pyeti me humor mbrojtësin italian nëse donte fanellën e tij. Situata përfundoi me një të qeshur dhe përqafim…
Të mërkurën mbrëma, në “Allianz Stadium”, Gatti, “nxënësi”, arriti ta tejkalonte “mësuesin” interist, duke treguar një paraqitje mbresëlënëse.