Pas paraqitjes kundër Manchester City-t, në Angli është rritur numri i klubeve që vlerësojnë Kenan Yildiz, talenti i datëlindjes 2005 i Juventus-it.
Klubi i parë që ka kërkuar informacione ka qenë Liverpool-i, por sipas Gazzetta dello Sport, Aston Villa duket se është gati të bëjë një çmenduri për lojtarin turk që bardhezinjtë e vlerësojnë 70/80 milionë euro.
Megjithatë, për Giuntoli-n numri 10 konsiderohet i paprekshëm.