Interi luan “tenis” dhe mund Lazion 6-0! Skuadra e Inzaghit nuk fal dhe trondit ekipin e Baronit i cili kishte arritur pas fitores ndaj Napolit ne Maradona Stadium.
Pjesa e pare mes Lazio dhe Inter ne Olimpico ka dhuruar dy gola dhe te dy kane ardhur ne krahun zikalter. Skuadra vendase e nisi fort dhe madje iu afrua golit me Noslin por dalja nga fusha e Gila prishi ekuilibrat e mbrojtjes bardhekalter.
Nje penallti me VAR per prekje ne dore te Gillot dhe me pas nje kunderzbritje e shpejte e finalizuar nga Di Marco sollen dy gola per Inter. Calhanoglu nga 11 metra nuk gaboi duke shkuar 100 gola/asist ne Serie A ne karriere.
Pjesa e dytë mes Lazios dhe Interit ka nisur ashtu si mbaroi e para, pra me dy gola të tjerë. Fillimisht ishte Barella ai që lëshoi një silurë me topin fluturimthi ndërsa më pas me kokë Dumfries fluturoi mbi Tavares duke mposhtur Provedel për 0-4.
Interi qe nuk do te ndalet dhe Carlos Augusto, i hedhur ne fushe ne pjesen e dyte, me asist nga Di Marco, do te finalizoje bukur brenda zone per 0-5. Inzaghi nderroi si Barella dhe Di Marco duke qene se te dy kishin pak shqetesime muskulore.
Sikur te mos mjaftonte, ne fund, Interi shenoi edhe golin e gjashte me Marcus Thuram qe sivjet eshte duke luftuar per te fituar Kepucen e Arte ne Serie A.
Pas kesaj fitore te thelle dhe tenistike, Interi renditet tashme me 34 pike pas Atalanta dhe Napoli, teksa zikalterit kane nje ndeshje me pak, ate ndaj Fiorentina-s.