Guardiola: Nuk jam i paprekshëm, pa gjithë këto angazhime nuk do të kishim kaq shumë probleme

17 Dhjetor 2024
8:41
Telesport
back button

Më në fund pak frymëmarrje për Manchester City, që këtë mesjavë nuk do të zbresë në fushë. Për trajnerin e “citizens” Pep Guardiola ky është një lajm i madh, pasi në një intervistë për “Sky Sports” ai fajësoi kalendarin e ngjeshur për momentin aspak pozitiv që po kalon skuadra e tij.

Mund të mbijetosh për disa ndeshje, por ne e kemi bërë këtë gjë për më shumë se një muaj, me lojtarë që luajnë thuajse çdo tri ditë. Kalendari është shumë i ngjeshur dhe nuk pushojmë fare, madje as në verë. Ne do të luajmë Kupën e Botës për klube verën e ardhshme dhe më pas duhet të fillojmë Premier League tre javë më vonë. Është e pamundur”, tha Guardiola.

Më tej, trajnrei spanjoll shtoi: “Futbolli bëhet i paqëndrueshëm me këtë kalendar. E kuptoj që “shfaqja duhet të vazhdojë” (shoë must go on) dhe do të vazhdojë. Kur Rodri nuk luan, hyn një lojtar tjetër. Premier League mbron biznesin e saj, unë mbroj biznesin tim. Biznesi im janë lojtarët e mi”.

Suksesi janë lojtarët e mi dhe unë dua t’i mbroj ata që kanë bërë diçka që asnjë skuadër tjetër në këtë vend nuk e ka bërë. Madje ata do ta kishin bërë përsëri nëse nuk do të ishte ky program. Pronarët e dinë se kur situata është e keqe dhe ne fillojmë të humbasim ndeshjet, atëherë asgjë nuk është e qëndrueshme”, tha Guardiola.

Ky është realiteti. Nuk mund të humbim ndeshje përgjithmonë. Ndoshta për shkak të asaj që kemi bërë në të kaluarën njerëzit mendojnë se nuk do të shkarkohem kurrë, por ne gjykohemi çdo ditë si të gjithë trajnerët e tjerë. Nuk jam i paprekshëm edhe unë mund të shkarkohem një ditë”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit