“Nëse Ferrari do të jetë kompetitiv, Hamilton pas 6-7 garash do ta fitojë duelin me Leclerc”

17 Dhjetor 2024
10:18
Telesport
back button

Ish-piloti kolumbian Juan Pablo Montoja, beson se transferimi i Lewis Hamilton nga Mercedes te Ferrari nuk ishte një rastësi. Ai beson se britaniku, 7 herë kampion bote në Formula 1, do të kërkojë titullin e tetë me “kokëkuqen”. Madje Montoja beson se Hamilton mund ta mposhtë shokun e tij të ri të skuadrës Charles Leclerc.

Lewis është i pjekur. Do t’i mjaftojë pak kohë për të kuptuar dhe mësuar mekanizmat e punës te Ferrari, të njohë makinën dhe ekipin. Natyrisht që Leclerc do të ketë një avantazh në fillimin e sezonit, por nëse makina është konkurruese pas 6-7 garash, Hamilton do të fitojë gjithçka”, tha Montoja.

Hamilton e tregoi veten edhe këtë sezon në timonin e Mercedes, ndërkohë që aftësitë e tij nuk i vë askush në diskutim. Në letër atij do t’i duhet një vit të përshtatet, por mendoj se do ta vërë shpejt nën presion Leclerc. Është e qartë që ai mezi pret të nisë mbarë këtë aventurë të re”, tha Juan Pablo Montoja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit