4 gola, lojë e bukur dhe kualifikim! Juventusi likuidon Cagliarin ne Kupën e Italisë dhe siguron çerekfinalet. Vlahovic, Koopmeiners, Coinceicao dhe Nico Gonzalez shenuesit.
Pjesa e pare – Sërish Dusan Vlahovic! dhe Juventus e mbyll me epërsi pjesën e parë të ndeshjes ndaj Cagliarit. 1-0 në pjesën e parë mes bardhezinjve dhe sardinezëve me golin e mbërritur në minutën e 44-të: pasimi i Yildiz nga maja e zonës së rreptësisë, ndalimi nga sulmuesi dhe kthesa me këmbën e majtë, me shpinë nga porta, që i kaloi bardhezinjtë në avantazh në ndeshjen e Allianz Stadium të vlefshme për 1/16 e Kupës së Italisë.
Ritmi mjaft i ngadaltë nga të dyja palët para golit nga numri 9 i Juves, me rastin më të rëndësishëm që erdhi pas më pak se dy minutash, me ngjyrat kuqeblu, por gjuajtja e Lapadulas u bllokua me këmbë nga Di Gregorio. Për pjesën tjetër, duhen shënuar edhe dy raste të tjera për Juventusin, i pari me një goditje të pasaktë nga Vlahovic dhe i dyti me një goditje me këmbën e majtë të Conceicao-s, e devijuar për një këndore nga Scuffet.
Pjesa e dyte – Ketu Juventusi ka shtuar ritmet teksa ka ardhur nje gol i mrekullueshëm nga Teun Koopmeiners dhe goli i dytë i Juventusit ndaj Cagliarit, në ndeshjen në Allianz Stadium të vlefshme për 1/16 e Kupës së Italisë. Gol i shënuar direkt nga gjuajtja e lirë e holandezit, i cili mundi Scuffet me këmbën e majtë të fortë dhe precize, pas golit të hapjes që shënoi Vlahovic para pushimit. 2-0 pra në minutën e 53-të.
Goli i tretë për Juventusin në ndeshjen kundër Cagliarit në Allianz Stadium erdhi nga Francisco Conceicao. Veprim personal në të djathtë për portugezin që synoi zonën e penalltisë dhe kundërshtarin e tij të drejtpërdrejtë përpara se të mposhtte Scuffet me një goditje të saktë me këmbën e majtë në shtyllën e largët.Me pas mendoi edhe Nico Gonzalez per golin e pare bardhezi duke perfituar nga nje zbritje e shpejte nga mesi i fushes dhe finalizuar po vete aksionin.
Juventusi që sigurin “pasin” për në çerekfinale.