Arsenal synon yllin e West Ham për mesfushën, kërkon ta transferojë që në janar

18 Dhjetor 2024
13:32
Telesport
back button

Skuadra e Arsenal po piketon afrimin e anësorit ganez Mohammed Kudus, që luan me West Ham në Premier League. Lajmi është konfirmuar nga “taltSport”.

24-vjeçari është në sezonin e tij të dytë me West Ham, ku në 13 ndeshje ka realizuar dy gola. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe kostoja e këtij transferimi mund të kapë 50 milionë euro.

“Topçinjtë” synojnë një lëvizje fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, por skuadra e West Ham kërkon të arkëtojë që në janar.

Palët kanë nisur bisedimet për gjetjen e një marrëveshje, me Arsenal që kërkon të përfshijë në të edhe lojtarë të tjerë në shkëmbim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit