Pogba tek Olimpique Marseille në merkaton e janarit? Trajneri dhe presidenti i vendosin “vulën”…

21 Dhjetor 2024
9:02
Alfred Lleshi
back button

Roberto De Zerbi u pyet për ardhjen e mundshme të mesfushorit të liruar nga Juventusi, Paul Pogba, i cili do të mund të luajë sërish ndeshje zyrtare duke filluar nga marsi 2025, ndërsa nga janari do të mund të rikthehet në stërvitje, pas uljes së skualifikimit për doping.

Trajneri italian i Marsejës i komentoi thashethemet e transfertave kështu: “Do të doja që në ekip të kishim vetëm kampionë. Pogba është kampion, përtej faktit që ka luajtur pak në vitet e fundit. Megjithatë, sinqerisht nuk kemi folur kurrë për këtë. Në takimet tona nuk ka pasur asnjëherë hapje për këtë temë. Në janar duhet të gjejmë mbi të gjitha lojtarët për nevojat që kemi.

Natyrisht, nëse vijnë kampionë, ne do të përpiqemi të gjejmë hapësirë ​​dhe të sigurohemi që të bashkëjetojnë. Nuk do të ishte absolutisht problem për mua. Kur ke lojtarë të mirë, problemi nuk është i imi, por i kundërshtarëve”.

Pablo Longoria, numri një i Marsejës, së fundi deklaroi sa vijon në lidhje me thashethemet për ardhjen e mundshme të Pogba në “Velodrome”: “Kohët e fundit njerëzit më flasin më shumë për Paul sesa për rezultatet. Ai është një lojtar dhe person i jashtëzakonshëm. Kur luante te Juve ishte superyll, doli i 3-ti në garën për ‘Topin e Artë’.

Gjithmonë më pëlqen t’i shfrytëzoj mundësitë, të shohë lojtarë të mëdhenj që luajnë për ne, për shembull Adrien (Rabiot) ose Hojbjerg. Nuk ka negociata me Pogba, as takime, po krijohen më shumë spekulime sesa realitet në merkaton tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit