Konflikti mes PSG-së dhe Kylian Mbappe nuk ka ndërmend të përfundojë.
Kampioni francez mbetet ende i bindur dhe i vendosur në pozicionin e tij për të kërkuar 55 milionë euro paga dhe bonuse të papaguara që datojnë nga fundi i sezonit të kaluar nga klubi francez.
Për këtë arsye, avokatja e tij, Delphine Verheyden, ka kërkuar ndërhyrjen e FFF-së, sipas informacioneve të raportuara nga L’Equipe.
Përmes dy letrave e ka çuar çështjen në komisionin më të lartë të apelit të federatës, pasi PSG vazhdon të refuzojë të paguajë shumën e duhur, pavarësisht vendimit të komisionit ligjor të LFP më 11 shtator, i cili vendosi në favor të lojtarit.
Vendimi i cili u konfirmua nga komisioni i përbashkët i ankesave të LFP më 25 tetor.
Megjithatë, PSG beson se këto komisione nuk kanë fuqi në këtë çështje dhe madje kishin paditur LFP-në para Gjykatës Gjyqësore të Parisit për të marrë anulimin e dy vendimeve të favorshme për Mbappe, kërkesë që komisioni disiplinor i LFP-së i kishte pranuar.
Në këtë pikë parisienët do të përkulen vetëm para një vendimi të Gjykatës së Punës.
Në letrën e dytë, avokatja e lojtarit të Real Madridit i kërkon FFF-së informacion mbi statusin e kërkesës së tij në lidhje me “vlefshmërinë e licencës së klubit UEFA, dhënë Paris Saint-Germain-it për sezonin 2024-2025”.
Rregullorja e organit evropian në fakt parashikon që një klub me borxhe të njohura ndaj një lojtari mund të humbasë licencën, e cila është thelbësore për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. FFF vepron si ndërmjetës midis klubit dhe UEFA-s.
Në këtë mënyrë, pra, PSG mund të marrë një sanksion të dyfishtë: me miratimin e komisionit më të lartë të apelit do të kishte fillimisht një dënim në nivel kombëtar dhe më pas një sanksion në nivel kontinental, nëse UEFA do të vendoste të merrte përsipër çështjen dhe do të gjente Klubi parisian fajtor për dënim.