Tjetër portier për Chelsea-n, Maresca do 60 milionëshin e Bundesliga-s

21 Dhjetor 2024
13:42
Telesport
back button

Chelsea ka vënë syrin te portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel, sipas BILD. Blutë kanë Robert Sanchez si portierin nr. 1 për momentin, por spanjolli nuk ka arritur të krijojë besim këtë sezon duke bërë disa gabime dhe gjigantët londinez po kërkojnë një përmirësim.

Chelsea nënshkroi Filip Jorgensen nga Villarreal këtë verë për një tarifë të raportuar prej 20.7 milionë £.

Megjithatë, Blutë planifikojnë të shpenzojnë 60 milionë sterlina për një portier të ri vitin e ardhshëm. Gjigantët e Londrës tani kanë vënë në shënjestër Kobel dhe janë gati për të bërë një ofertë në vitin 2025.

Lojtari zviceran ka qenë në formë të mirë për Dortmundin këtë sezon, duke mbajtur gjashtë herë portën të paprekur në 19 ndeshje.

Kontrata e tij me skuadrën gjermane është deri në vitin 2028, por ai mund të jetë i gatshëm të largohet nga klubi nëse ata nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit