Cholo Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ka analizuar fitoren e fundit të skuadrës së tij kundër Barcelona-s.
“Jam i lumtur, nuk mund të gënjej. Ekipi vuajti. Barcelona luan shumë mirë, ata gjithmonë sulmojnë. Sot patëm një mbrëmje të mirë mbrojtëse për shumë, mbi të gjitha Oblak. Kjo na lejoi të mbijetojmë. Pjesa e dytë ishte më shumë e luftuar.
“Me kaq shumë sulme nga kundërshtari, mund të bëhesh i çrregullt, por ne nuk ishim. Ekipi ishte i duruar dhe përfitoi nga një kundërsulm për të shënuar një gol të mrekullueshëm. Goli i Sorloth është një gol i mrekullueshëm.
“Çelësi ynë i suksesit është forca e grupit. Nuk ka gjë më të bukur për një trajner kur të gjithë lojtarët ecin në të njëjtin drejtim dhe janë të bashkuar. Vetëm kështu munden përbindësha si Barça dhe Real”.
Pastaj për Barcelona-n ka pranuar:
“Nuk kam dyshim se të gjitha ndeshjet që Barcelona ka humbur, nuk e meritonte t’i humbte. Me Leganes dhe Las Palmas ata patën shumë raste për shënim, por futbolli i ka këto situata. Kur goli nuk vjen, fillon të jetë një problem”.