Vijojnë persekutimet për trajnerin Guardiola, dy dëmtime të tjera për Manchester City

23 Dhjetor 2024
13:20
Telesport
back button

Përpos humbjes 1-2 ndaj Aston Villa në kampionat, skuadra e Manchester City duhet të bëjë llogaritë edhe me dy lajme të tjera jot ë mira: Dëmtimet e Ruben Dias dhe John Stones.

I pari u dëmtua në minutën e 75-të, por luajti për 90 minuta edhe pse me vështirësi. Pritet që ai të mungojë 3-4 javë, pra do të rikthehet në janar, lajm që e konfirmoi sot trajneri Pep Guardiola.

Ruben do të jetë jashtë 3-4 javë, pasi bëhet fjalë për një problem muskulor. Në minutën e 75-të ndjeu diçka, por ai është aq i fortë sa vendosi të qëndrojë në fushë dhe luajti i lënduar”, tha Guardiola.

Stones luajti për herë të parë që nga dëmtimi i pësuar në nëntor, por duket se gjërat nuk shkuan ashtu si duhet. Duke folur për John Stones, që u zëvendësua në fund të pjesës së parë, trajneri spanjoll shtoi.

Ishim të detyruar. Stones tha se në 10 minutat e fundit të pjesës së parë iu kthye përsëri shqetësimi që kishte në muajin e fundit. nuk e di sa do të zgjasë ky problem, të shohim. Unë shkoj te parimet për t’i dhënë siguri ekipit dhe lojtarëve”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit