“Fitore të tilla me vuajtje të shijojnë më shumë, tashmë në Madrid po festojnë tifozët tanë”

24 Dhjetor 2024
12:13
Telesport
back button

Fitorja në minutat shtesë ndaj Barcelonës ka gëzuar pa masë lojtarët e Atletico Madrid, që shijojnë jo vetëm këtë triumf por edhe kryesimin e La Liga. Mes golashënuesve të “colchoneros” ishte edhe një nga “ushtarët” e trajnerit Diego Simeone, Rodrigo De Paul.

Mesfushori argjentinas nuk e mohon që po shijon golin, fitoren e kryesimin: “Kur vuani më shumë, kënaqeni më shumë kur fitoni ndeshje të tilla. U përballëm me një rival të madh. Ne luanim për kreun e La Liga dhe kjo fitore është rezultati i punës së madhe që po bëjmë”.

Për të luajtur këtë lloj ndeshjeje duhet të jesh gati për të luajtur dhe të vuash. Jam shumë i lumtur për të gjithë ekipin. Natyrisht ka entuziazëm sepse jemi në krye. Ka kënaqësi kur puna dhe mundi shpërblehen”, tha De Paul.

Në fund, mesfushori argjentinas shtoi: “Jam shumë i lumtur që jam te Atlético. Është nder të vesh këtë fanellë. Më jep gëzim që gjërat po shkojnë mirë. Shpresoj që njerëzit tashmë po festojnë në Madrid”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit