Sërish dhimbje koke për trajnerin Arteta, pas Saka dëmtohet një tjetër sulmues

24 Dhjetor 2024
13:19
Telesport
back button

Pas dëmtimit të Bukayo Saka një tjetër lajm i keq ka tronditur trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta. I dëmtuar ka përfunduar edhe sulmuesi Raheem Sterling, që pritet të qëndrojë jashtë fushave për 6 javë.

Është trajneri Arteta ai që konfirmoi këtë “goditje të dyfishtë” që ka marrë skuadra pas ndeshjes së të shtunës. Në fakt, Sterling u dëmtua të premten dhe nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Palace.

Këto dy dëmtime do të detyrojnë Arsenal të ndërhyjë në merkato. “Fillimisht do të duhet të shohim nëse mund ta zëvendësojmë me lojtarët që kemi. Më pas do të shohim, nëse do të afrojmë ndonjë nga merkato e janarit”, tha Arteta.

Për momentin do të vazhdojmë me ata lojtarë që kemi, duke u përpjekur të marrim më të mirën prej tyre. Për fat të keq, dëmtimet janë jashtë kontrollit tim. ato erdhën në një moment delikat të sezonit”, tha Arteta.

Me këto dy dëmtime nuk mund të pretendojmë se do të jemi të njëjtët. E di që do të jemi disi të ndryshëm në lojën tonë dhe të gjejmë mënyrën më të mirë për ta bërë skuadrën të funksionojë sa më mirë, për të fituar sa më shumë ndeshje”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit