Sot është dita e Krishtlindjeve, por Manchester City, në mes të një krize loje dhe rezultatesh, do të stërvitet rregullisht.
Këtë e ka bërë të qartë trajneri Pep Guardiola, që pas stërvitjes së kryer të martën ka vendosur të nxjerrë skuadrën në stërvitje edhe pasditen e sotme.
Ai ka folur në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Everton në të ashtuquajtën “Boxing Day”. “Ne do të stërvitemi sot në mbrëmje. Pastaj do të qëndrojmë këtu dhe do të luajmë në Boxing Day”.
“Të gjithë duan të jenë këtu në qendrën stërvitore sepse është detyra jonë”, shtoi Guardiola, që foli edhe për të dëmtuarit, që janë të shumtë te “citizens”.
“Ne do të stërvitemi sot pasdite, kështu që do të shohim sa lojtarë do të kemi në dispozicion. Për momentin nuk e di”, tha Guardiola.