“Formula 1 është sport i pamëshirshëm për mbijetesën, këtu të “hanë të gjallë”

25 Dhjetor 2024
9:38
Telesport
back button

Që para fillimit të këtij sezoni në Formula 1, piloti spanjoll Carlos Sainz mësoi se nuk do të jetë pjesë e Ferrari në vitin 2025. Ai do të garojë me Williams sezonin e ardhshëm. Sainz e mbylli këtë vit me 9 podiume, madje duke fituar dy gara.

Një reagim fantastik për t’u përballur me klimën komplekse të Formula 1. Në një intervistë për “AS”, piloti spanjoll tha: “Unë kam qenë i ekspozuar ndaj presionit të Formula 1 për dhjetë vjet, katër prej tyre te Ferrari, të cilat janë të një niveli tjetër”.

Këtu, ose përshtatesh dhe je elastik ose nuk mbijeton. Duhet të jesh i fortë mendërisht, sepse në Formula 1 nuk ka asnjë të dobët nga njëzet prej nesh, të gjithë jemi shumë të ashpër në atë nivel. Çdo vit në Formula 1 është një vit për të dalë në betejë”, tha Sainz.

Më tej, piloti spanoll shtoi: “Në këtë sport ata të hanë të gjallë. Ndaj, duhet të luftosh vazhdimisht nëse dëshiron të qëndrosh gjallë dhe nëse dëshiron të ruash statusin dhe pozicionin tënd”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit