Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, mbrojtësi Dani Carvajal u fokusua tek e ardhmja e tij.
32-vjeçari, që është në vitet e fundit të karrierës së tij, pranoi s emund të ndjekë të njëjtën rrugë që bëri patrioti dhe ish-shoku i tij Joselu, që përfundoi në Katar.
“Nuk do ta kisha aspak problem, – tha mbrojtësi spanjoll. – Tashmë kam thënë që nëse ndonjëherë do të largohem nga Real Madrid, nuk do të luaj në Europë”.
Më tej, Carvajal, që prej 13 sezonesh luan në “Bernabeu”, shtoi: “Mbi të gjitha nuk do të luaj kundër Real as në Champions League dhe as në Spanjë. Për pasojë, Katari është një pozicion i mundshëm”.







