Lara Colturi e mbyll në vendin e 14-të garën e sllallomit të zhvilluar në Semmering

29 Dhjetor 2024
15:14
Telesport
back button

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka zbritur sot sërish në pistën austriake të Semmering, këtë herë në garën e sllallomit për femra, të vlefshëm për Kupën e Botës në ski.

Pas dy zbritjeve, Colturi u klasifikua në vendin e 14-të, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’47”03. Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin 14-të, duke regjistruar kohën 53”85. 

Po këtë pozicion ruajti edhe pas zbritjes së dytë, ku arriti kohën 53”18, pa mundur dot që të hyjë dot mes 10 skiatoreve më të mira (gjithsesj ishin 63 garuese).

Gjithsesi, paraqitja e skiatores 18-vjecare kuqezi ishte e mirë, duke grumbulluar sërish pikë të rëndësishme në renditjen e Kupës së Botës. Ajo mori 18 pikë në këtë garë dhe në total ka 130 pikë në këtë disiplinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit