Paris Saint-Germain duket se e ka seriozisht për Khvicha Kvaratskhelia. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi francez duket se i ka paraqitur Napoli-t një ofertë të parë për fantazistin gjeorgjian.
Oferta e francezëve është 100 milionë euro.
Përgjigja e Napoli-t, të paktën në këtë fazë të parë të negociatave, do të jetë negative, edhe pse presidenti De Laurentiis e vlerëson lojtarin 130 milionë euro.
Por problemi është se Napoli nuk e ka arritur akoma marrëveshjen për rinovimin e kontratës me lojtarin, i cili prej muajsh kërkon një përshtatje të rrogës.
Diferenca mes kërkesës dhe ofertës për kontratën e re është 1 milion euro. Mamuka Jugeli, menaxheri i Kvaratskhelia, duket se ka kërkuar një kontratë prej 5 milionësh. Napoli ka ofruar 4 plus bonuse.
Objektivi i palëve, që janë prej disa kohësh në kontakt, është të gjejnë një zgjidhje para fillimit të Europianit.







