Pak ditë pas ditëlindjes së tij të 40-të, Lewis Hamilton ka folur për herë të parë si një pilot i Ferrari. Nga 1 janari ai është zyrtarisht neë pilot i “kokëkuqes”, me të cilën shpreson të shkruajë historinë e Formula 1.
Piloti britanik foli në rrjetet sociale par të ardhmen e tij. “Tashmë jam një pilot i Ferrari”, shkruhet në profilin e tij. “Jam shumë i emocionuar për këtë vit, pasi kam shumë për të reflektuar nga ky ndryshim”, shtoi britaniku.
“Përqafoni ndryshimin. Nëse jeni duke ndryshuar industri, duke mësuar një aftësi të re ose thjesht duke marrë përsipër sfida të reja, mbani mend se rishpikja e vetvetes është e fuqishme”, tha Hamilton.
“Sezoni 2025 është një vit për të përqafuar mundësi të reja, për të qëndruar të uritur dhe për të ecur përpara me një qëllim. Le ta bëjmë atë një vit për t’u mbajtur mend per Ferrari”, u shp;reh Hamilton.







