Me 4 ndeshjet e zhvilluara sot ka përfunduar java e pare e Kupës së Turqisë. Formati në këtë pikë të kompeticionit është paksa i veçantë dhe përfshin 4 grupe me nga 6 skuadra secila, të cilat do të garojnë në ndeshje njëkahëshe: në përfundim të 5 sfidave 2 të parat do të kualifikohen në fazën tjetër.
José Mourinho është duke buzëqeshur aktualisht, pasi ka mposhtur Kasimpasa me rezultatin 3-0 si mysafir dhe ka marrë 3 pikët e para të turneut. En Nesyri shënoi në minutën e 2-të, Akcicek në minutën e 27-të dhe Elmaz në minutën e 45+1.
Portugezi i dha pak pushim Dzekos, Fred dhe Tadic, të cilët nuk hynë në fushë, ndërsa Amrabat dhe Under hynë në minutën e 71-të dhe 62-të, përkatësisht në vend të En Nesyrit dhe Soyuncu.
Në minutën e 46-të u zëvendësua edhe Kostic. Në ndeshjet e tjera, Goztepe ia arriti te merte fitore në shtëpinë e Erzurumspor, Konyaspor në shtëpinë e Corum dhe Gaziantep në shtëpi kundër Istanbulspor. Më poshtë keni programin e plotë dhe renditjen e përditësuar:
E marte, 7 janar
Ankaragucu – Iskenderunspor 1-1
Karagumruk – Rizespor 1-0
Sivasspor – Besiktas 0-1
Antalyaspor – Kocaelispor 3-1
E merkure, 8 janar
Kirklarelispor – Bodrumspor 4-4
Eyupspor – Boluspor 1-0
Trabzonspor – Alanyaspor 3-0
Galatasaray – Basaksehir 2-2
E enjte, 9 janar
Erzurumspor – Goztepe 0-1
Corum – Konyaspor 0-1
Gaziantep – Istanbulspor 4-0
Kasimpasa – Fenerbahce 0-3







