City shpërdoron dy gola avantazh, James shpëton Chelsea-n (Video)

14 Janar 2025
22:33
Telesport
back button

Manchester City ka barazuar 2-2 kundër Brentford në javën e 21-të të Premier League.

Kampionët në fuqi të Premier League kanë shpërdoruar një avantazh prej dy golash në “Brentford Comunity” pas dy golave të shënuar nga Foden në minutën e 66-të dhe 78-të.

BRENTFORD-MANCHESTER CITY 2-2 – GOLAT – VIDEO

Reagimi i vendasve ka ardhur në minuat e fundit me golat e shënuar nga Wissa në të 82-ën dhe Norgaard në të 92-ën.

Zhgënjen edhe Chelsea që nuk ka shkuar më larg se një barazim 2-2 kundër Bournemouth në “Stamford Bridge”.

CHELSEA-BOURNEMOUTH 2-2 – GOLAT – VIDEO

Palmer ka kaluar në avantazh ekipin e Maresca-s, më pas miqtë kanë përmbysur gjithçka me një penallti të Kluivert (50′) dhe një gol të Semenyo (68′).

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 95-të, ka ardhur goli i James që ka fiksuar shifrat në 2-2.

West Ham ka fituar 3-2 në shtëpi kundër Fulham-it.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit