Frankfurt-i fiton edhe pa Marmoush, Dortmund-i në rënie të lirë (Video)

17 Janar 2025
22:27
Telesport
back button

Eintracht Frankfurt ka mudnur 2-0 Borussia Dortmund në javën e 18-të të Bundesliga-s dhe ka shkuar vetëm dy pikë larg Leverkusen-it të vendit të dytë.

Pavarësisht mungesës së Marmoush, i cili nuk ka qenë pjesë e skuadrës sepse është shumë afër transferimit te Manchester City, kuqezinjtë kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme në kampionat.

Frankfurt 1-0 Dortmund – Hugo Ekitike 18′ – Video

Ndeshja e luajtur në Deutsche Bank Park është zhbllokuar në minutën e 18-të nga Ekitike.

Në fundin e pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i sigurisë për vendasit i shënuar nga Hojlund në minutën e 92-të.

Frankfurt 2-0 Dortmund – Oscar Hojlund 90’+2′ – Video

Vazhdon periudha e vështirë për Borussia-n, që sot ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Bundesliga.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit