70 milionë euro, Manchester United bën ofertën për yllin e Serisë A

20 Janar 2025
15:21
Telesport
back button

Manchester United ka bërë një ofertë verbale prej 70 milionë eurosh për të nënshkruar Victor Osimhen nga Napoli, sipas gazetarit turk Kagan Dursun përmes Caught Offside.

Raporti vjen pasi Djajtë e Kuq pësuan një humbje 3-1 ndaj Brighton në Premier League të dielën.

Osimhen, aktualisht i huazuar një sezon te Galatasaray nga Napoli dhe po shkëlqen edhe në Turqi. Në 18 paraqitje, nigeriani ka shënuar 14 gola dhe ka regjistruar gjashtë asiste për skuadrën turke.

Ecuria e tij nuk ka kaluar pa u vënë re pasi Djajtë e Kuq po kërkojnë të nënshkruajnë me të për të forcuar sulmin e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit