Inter do të përballet me Sparta Pragë sot në Champions League, një ndeshje ku mbrojtësi Denzel Dumfries synon të lërë sërish gjurmë.
Ai shënoi në fitoren 3-1 ndaj Empolit në fundjavë, goli i dytë radhazi për të në Serie A. “Jam i kënaqur, pasi po kaloj një moment të mirë”, tha holandezi i Inter.
“Duhet të vazhdojmë kështu dhe të punojmë çdo ditë. Unë jam duke studiuar se si të rritem më tej dhe të përmirësohem”, u shpreh më tej Dumnfries para ndeshjes së sotme në Champions.
“Në krahasim me të kaluarën, mendërisht jam shumë i fokusuar. Nuk kemi shumë kohë për pushim, pasi sot luajmë në Champions dhe të dielën jemi sërish në fushë në kampionat”, u shpreh mbrojtësi zikaltër.
Në lidhje me sfidën për titull, ai komentoi: “Napoli është një ekip i fortë dhe kryeson me meritë, por ashtu jemi edhe ne. Gjithsesi, le të mendojmë për rrugën tonë dhe për ndeshjen e sotme“.







