Humbja jashtë fushe e Bayern Munich në Champions League, 0-3 ndaj Feyenoord, ka lënë pasoja te skuadra gjermane. Mbrojtësi Alphonso Davies është dëmtuar.
“Alphonso Davies pësoi një tendosje në kofshën e tij të majtë gjatë ndeshjes së Champions League kundër Feyenoord të mërkurën në mbrëmje. Lëndimi u konfirmua nga një skanim MRI i kryer nga stafi mjekësor i FC Bayern”, thuhet në komunikatën e klubit.
Davis u ndërrua në fund të pjesës së parë dhe sipas mediave gjermane pritet të mungojë 2-3 javë. Një problem më shumë për skuadrën bavareze, që ka nevojë për lojtarët më të mirë, sidomos në Europë.







