Matthäus “bekon” kthimin e Kroos në kombëtare dhe i dërgon një paralajmërim Gündogan

28 Maj 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Rikthimi i Toni Kroos në kombëtaren gjermane për “Euro 2024” është pritur me entuziazëm në shtetin gjerman. Julian Nagelsmann arriti ta bindë lojtarin që të rikthehet në “Mannschaft”, teksa kompeticioni kontinental i kësaj vere do të jetë i fundit që luan, përpara se “t’i varë këpucët në gozhdë”.

Lothar Matthäus, një nga legjendat e mëdha në historinë e futbollit gjerman, ka vlerësuar rikthimin e lojtarit të Real Madridit dhe ka vënë në dukje “viktimën” e madhe të ardhjes së tij, Ilkay Gündogan:

“Toni Kroos është fytyra e kombëtares, lojtari kyç dhe zgjatuesi i trajnerit në fushë. Nagelsmann ka marrë vendimin e duhur për t’ia besuar atij pozicionin si lider absolut. Kroos është më i qeti nga lojtarët e kombëtarës. Meqenëse ai dhe Gündogan luajnë në një mënyrë të ngjashme, Ilkay do të duhet të spostohet më mbrapa”.

I pyetur nëse zëvendësimi i lojtarit të Barcelonës mund të çojë në një konflikt të brendshëm, Matthäus e mohon atë: “Nuk mendoj kështu, Gündogann ka mjaft inteligjencë dhe përvojë për ta pranuar situatën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit